16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Përplasjet e mëdha me Ali Ahmetin, Menduh Thaçi zbulon arsyet e nisjes së bashkëpunimit, si ndodhi takimi me të

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka folur për fushatën parazgjedhore në Maqedoni të Veriut dhe përmendjen e përplasjeve të tij të mëdha me Ali Ahmetin.

Thaçi ka thënë se një gjë të tillë e kanë sqaruar me Ali Ahmetin dhe se janë bërë bashkë për dy arsye madhore.

“Unë që atë ditë i kam thënë se do ecësh përpara, se këta metodat e përçarjes dhe kacafytjes mes nesh do të vazhdojnë t’i kultivojnë. Për të qenë korrekt, edhe ai më ka dhënë një kompliment, tha gjithë këta tjerët shqiptarët i kanë thirrë, ty s’të kanë thirrë se ndoshta s’të konisderojnë të tyre”, ka thënë Thaçi në “LIBERO”.

“Ideja është me e shty punën përpara. Unë dhe z.Ahmeti s’kemi edhe shumë kohë edhe për shkak të moshës. Brenda vitit të ardhshëm besoj se do t’i realizojmë këto dy çështje. Një është debllokimi i procesit integrues dhe dy avancimi i shqiptarëve në status juridiko-kushtetues. Do të vijnë të tjerë pastaj”, ka shtuar tutje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...