24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka reaguar pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, saktësisht sulmeve ajrore të Izraelit mbi Iranin, ku u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që janë në Izrael të qëndrojnë në vende të sigurta.

Derisa në Lindjen e Mesme situata vazhdon të jetë e tensionuar, MPJD ka ftuar qytetarët e Kosovës që për çdo nevojë për ndihmë të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael.

Lexoni të plotë njoftimin:

Njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës në Izrael

Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.

Ju lutemi të ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://www.oref.org.il/eng

Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin:

+972 (0) 586 340 450.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...