Gati është e pamundur që të mbajmë në mend secilin detaj në secilën situatë dhe është e pamundur të kujtojmë të gjitha ato që kemi mësuar në shkollë, posaçërisht nëse kjo ka ndodhur para disa viteve. Kur harroni diçka zakonisht ndiheni si budalla. Nuk konsideroheni mjaftueshëm inteligjent deri qëndroni brenda ndonjë dyqani dhe mundohuni të kujtoni se çfarë ju nevojitet.
E njëjta është edhe kur hyni në dhomë dhe harroni pse keni hyrë. Nëse pyesni pse, këto “vrima” të vogla në tru krijohen ashtu befas, ju themi se nuk ka arsye për shqetësim. Shkencëtarët Paul Frankland dhe Blake Richards nga Universiteti i Torontos kanë zbuluar se kujtimet e reja thjesht vendosen në vend të atyre të vjetrave. Sipas studimit, kujtesa e përkryer në asnjë mënyrë nuk lidhet me inteligjencën.