7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Personat që u therën me thikë në Prizren janë mërgimtarë nga familja Elshani

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku dyshohet se tre persona janë lënduar si rezultat i një sulmi me thikë.

Sipas informacioneve të para rasti kishte ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht edhe identitetin e viktimave të këtij sulmi me thikë, bëhet fjalë për A. Elshani dhe M. Elshani – (djem të axhës, mërgimtar.)

Sinjali mëson se viktimat janë sulmuar nga një grup i të rinjve, ku dy djemtë kanë pësuar lëndime të rënda dhe se po trajtohen në spital, bashkë me ta është lënduar edhe një person tjetër familjar i tyre.

Viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjendje e tyre është mjaft e rëndë.

Policia është duke mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim të identifikimin të dyshuarve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...