8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Personi i vdekur në Pejë është Driton Plava

 

Siç raportoi mëngjesin e sotëm Policia Rajonale e Pejës, nëpërmjet zëdhënësit të saj toger Fadil Gashi, një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Pejë.

‘Policia është njoftuar në ora 02:50 minuta. Personi pa shenja jete është gjetur në katin e katërt të një objekti në Pejë në rrugën “Adem Jashari”. Viktima është gjetur tek rrethojat e shkallëve.’-tha Gashi.

Vdekjen e personit e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’ edhe Prokuroria Themelore e Pejës, me detaje shtesë.

‘Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është derguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Deri në këtë fazë nuk mund të flasim më tepër për natyrën e vdekjes.’-tha Shkodran Nikqi-zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Ndërsa vdekjen dhe identitetin e viktimës e ka publikuar familja e të ndjerit, gjegjësisht vëllau i tij Artan Plava. I ndjeri është Driton Plava, i lindur në vitin 1974.

‘Ma theve shpirtin krahu im i Djathtë!’-shkruan Artan Plava, vëllau i të ndjerit duke botuar edhe fotografi të përbashkët me të.

I ndjeri, Driton Plava, rrjedhë nga një familje e njohur, e urtë, e arsimuar dhe autoritative pejane. Të dy prindërit e tij në qytet dhe më gjerë çmohen si veteran të njohur të arsimit.

Rrethanat e sakta të vdekjes pritet të zbardhen pas obduksionit. Për shkak të procedurave të obduksionit, nuk dihet ende koha e varrimit për të ndjerin Plava.

‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ ngushëllojnë familjen e respektuar Plava./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...