Një person i cili ka rënë nga ballkoni i një banese në Pejë, pas trajtimit në emergjencën e Spitalit të Pejës, është bartur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK) në Prishtinë.
Lajmi u bë e ditur nga drejtori i kësaj klinike, Naser Syla, i cili tha se gjendja e tij është stabile dhe se po kryhen ekzaminimet e nevojshme.
“Në QKUK është, janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme, gjendja është stabile”, thuhet në përgjigjen e Sylës.
Sot gjatë ditës një person ka rënë nga ballkoni i një banese në Pejë.
Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima ka lëndime të rënda serioze dhe se tashmë është dërguar në spitalin e këtij qyteti.
“Sot rreth orës 12:50 policia është njoftuar nga qytetari ku ka pranuar një informacion se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë është parë i shtrirë në trotuar viktima mashkull. Patrulla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para po dyshohet që është hedhur nga ballkoni i ndërtesës . Si pasojë ka lëndime serioze , viktima është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, tha Gashi /Njeshi/