3.2 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë është familjar i Adem Grabovcit, postimi i tij prekës

Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi prekës në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se personi që vdiq është djali i nipit të tij që kishte vdekur dy vjet më parë.

Ai ka bërë me dije se varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00, në fshatin Saradran të Istogut.

“PASKA EDHE MË VËSHTIRË! POR, DERI KUR, ZOT? Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht. Duke ndjerë dhimbje të pa përballueshme, ju njoftojë se: Nesër me datë 16.11.2024, ditë e shtunë, në ora 14:00, Aulonit tonë, do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut”, ka shkruar Grabovci./Njeshi/


- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...