12.1 C
Pec
E hënë, 14 Tetor, 2024

Personi që u ther me thikë në Ferizaj, jashtë rrezikut për jetë

Ditën e së premtes në Ferizaj, një person u ther me thikë disa herë.

Sebep i kësaj u bë një konflikt pronësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, që pas një përleshje fizike me viktimën mashkull kosovar, e kishte goditur me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Drejtori i emergjencës, Naser Syla ka bërë të ditur se i theruri është në gjendje stabile dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

“Është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Ai është në gjendje stabile”, tha Syla./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...