SHKRIM REDAKSIONAL
Kushdo që ka lindur në Pejë dhe është rritur gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, ka tregimin e vet për Ambulancën private specialistike – stomatologjike ‘POL-DENT’ me vendndodhje në rrugën rrugën e Spitalt të Përgjithshëm Rajonal të Pejës.
Secili nga pejanët e brezit të viteve të okupimit e ka historinë e tij personale dhe familjare brenda Ambulantës Specialistike ‘POL-DENT’, e për secilin nga ta, emëruesi i përbashkët mbetet, shërbimi pa pagesë për të gjithë ata që sistemi Millosheviqian i kishtelarguar nga puna me dhunë, e kështu duke mbetur edhe për fëmijët dhe familjarët e tyre.
Për të qenë më të drejt e të qartë në rrëfim, …Nëse një anëtarë i familjes ka qenë i larguar nga puna me dhunë, e tërë familja e tij, tek Violeta dhe Begi kanë marë shërbime stomatologjike pa pagesë. Njejtë ka vlejtur edhe për të gjithë punonjësit arsimorë dhe shëndetësorë të sistemit paralel.
Krahas këtij rrëfimi, në hapësirat e kësaj ordinance kanë ndodhur edhe shumë zhvillime me peshë e rëndësi për fatin e Lirisë së Kosovës.
Violeta Hanna Begolli, një shtetase polake me shpirt të madh, me tërë qenien e saj, duke tejkaluar edhe vetën dhe familjen do të vihej në dispozicion të ndarjes së të vërtetës së shtypjes së popullit shqiptarë në ko hapësira, duke e ngritur çështjen e Kosovës në instancat më të larta ndërkombëtare.
Veprimtaria e Dr. spec. Violetta Hanna Begolli me ndihmën e bashkëshortit Dr. spec.Remzi Begolli do kishte rol të çmuar historik për Lirinë në periudhat kur Kosova ndodhej jashtë reflektorëve të Bashkësisë Ndërkombëtare.
Roli i çiftit Begolli në këto zhvillime, mesiguri se kërkon faqe të trasha të historisë, mirëpo Redaksia e ‘RADIO 1’ dhe Portalit ‘Njeshi’, kësaj radhe ka vendosur të sjellë tregimin real për çiftin, nga djali i tyre, një Astrit Begolli – Polaki, i njohur për pasionet e tij të shumta në teknologji.
Përshkrimi autentik i Astrit Begollit – Begit për prindërit e tij Dr.spec. Remzi Begolli dhe Dr.spec.Violetta Hanna Begolli – Pa asnjë ndërhyrje;
‘POL-DENT,klinika ikonike e stomatologjise e Dr.spec.Remzi Begolli e Dr.spec.Violetta Begolli.
Sot pe ndaj me ju storjen per prind e mi cillt kan kontribu per 50 vjet ne stomatologji ne Peje,po edhe po ju tregoj per veprimtarine cillen e kan bo per qeshtjen kombetare per cillen ndoshta sot pak njerz dijn.
Violeta Hanna Begolli o lind me 23.03.1951 ne Sulecin te Polonise.Studimet i nise ne moshen 17 vjeqare.Studimet i ka kry ne univerzitetin e Szczecinit ne vitin 1973 ne moshen 22 vjeqare me noten mesatare 9.3.ne vitin 1973 vjen ne praktike ne Beograd ku njoftohet me baben ne vitin 1973.jon martu ne vitin 1974.ne vitin 1975 nona ja nise me punu ne Peje ku ne ate kohe me nonen jon kon githsej 9 stomatolog ne Peje.3 Serbe e 6 Shqiptare.nona o kon stomatologja e pare jo serbe ne Peje.Specjalizimin e kryne ne lemine e semundjeve te gojes dhe dhembeve ne Sarajeve ne vitin 1985.ne Peje ka punu ne dispanzerin e femijeve,ne ambullancen e vjeter te dhembeve edhe ne kliniken e re ngat spitalit.
Ka punu edhe ne vitet 1976-1977 ne shkollen fillore Milladin Popoviq (Vaso Pashe Shkodrani) dhe 8 Mars ku ishte organizatorja edhe ideatorja e hapjes se klinikave stomatologjike neper shkolla ku u hapen dy te tilla ne shkollat e lartpermendura ku nona ju ka sheru dhembet krejt femijeve te ketyre shkollave.po ashtu i ka mesu profilaktike dhe higjiene.
Ne ate kohe gjendja e dhembeve te ketyre femijeve pra ne vitet e 70 o kon katastrofale ku ka mungu higjiena orale ku femijet kan pas shume semundje,dhembe gagnrenoz dhe diku 80% kan pas probleme ortodontike pra probleme te medha me kafshim dhe nofulla.
Nona 2 vjet ka punu ne keto shkolla ku ma vone ne vitin 1978 kalon ne dispanzer te femijeve ku nuk ka pas kuadro ne Peje edhe vazhdon aty punen ku kohe pas kohe edhe shkon prape ne shkolla me punu per mos mi lon femite keq.
Kliniken private e hap ne vitin 1987 e cilla ishte klinika e 3 private ne Peje.ne vitin 1991 regjimi i dhunshem Serb e largon nga puna me pretekst se nuk ben edhe privat edhe pune te shtetit.me nonen i largon edhe 3 stomatologe te tjere.
Ne vitin 1992 kur i largojn arsimatet dhe profesoret nga puna nona dhe baba i kryjn krejt sherbimet gratise per te gjithe puntoret e arsimit dhe familjet e tyre deri ne vitin 1999,dmth gjdo arsimtar,mesues ose profesor me familjen e ngushte i kas pas krejt sherbimet gratis ne kliniken e Begit e Violetes per 8 vite deri kur na largojn me dhune ne vitin 1999.
Ka punu privat deri ne vitin 2021 kur edhe e ka kry veprimtarine si pasoje nji aksidenti te komunikacionit ku para klinikes duke e kapercy rrugen e shkele vetura me nji shpejtesi pri gati 70km ne ore ne vitin 2018 ku nona mo nuk o kon ne gjendje me punu edhe ka punu aty ktu vetem me termine.
Baba ka vahzdu me punu.ne vitin 2021 me 1 dhetor e perfundojn veprimtarine gati 50 vjeqare ne stomatologji,ku mbyllet ambullanca stomatologjike Pol-Dent.
Remzi Begolli ka lind ne Peje me 13.03.1941.studimet i ka perfunud ne Beograd ne vitin 1980 me noten mesatare 7.3.
Punen ne Peje ja nise menjihere pas perfundimit te studimeve ne vitin 1980 ku ka punu ne ambullanten e vjeter te dhembeve e ma vone ne ambullanten e re ngat spitalit ku ka punu deri ne penzionim ne dhetor te 2006.ne fillim ka punu ne nxjerje te dhembeve ma vone ne vitin 1987 e kryne specjalizimin ne lamine protetikes ne Sarajeve ku vazhdon punen si specjalist i protetikes.
ne vitin 1987 e hapine kliniken private bashke me nonen dhe vazhdon punen deri ne vitin 2021.ka jep kontribut te madh ne lemine e stomatologjie bashke me nonen ku edhe i ndahet mirenjohja per veper jetesore nga ministrija e shendetesise.
Ne vitin 1992 baba e organizon takimin me emisarin special te OKB per te drejtat e njeriut Polakun Tadeusz Mazowjecki ku ne seline e Ibrahim Rugoves ku ishte edhe ai vet prezent takohet nona jeme edhe me dy Polake tjera nga Peja (Teresa Disha dhe Bozhena Muqkurtaj) edhe i refejn Mazowjeckit per krimet edhe represionin Serb ne Kosove.
Presidenti ikonik Ibrahim Rugova e pat konsideru kete takim si njoni nder takimet ma te randesishme te pasqyrimit te represionit Serb ne Kosove, ku Polaku Mazowjecki e degjoj nga goja e bashkekombasve te veta.
Mbas disa javesh dhe raportimit te Mazowjeckit ne OKB Serbise i futen sanksione ekonomike.
Ne vitin 1998 nona me mu bojm disa intervista ne Radion Polake RMF FM me gazetaret e famshem Agnieszka Pukniel dhe te ndjerin Przemyslaw Marzec ku si pasoje e kesaj vjen tek ne ne shtepi njoni nder reporteret me te famshem nga regjionet e luftes Polaku Waldemar Milewicz.
E gjirojm nje dokumentare ku futemi edhe ne Deqanin e rethum ku me 26.10.1998 me kapin forcat paramilitare Serbe ne Deqan edhe menxi pshtoj gjalle krejt fale gjindshmerise edhe pse Serbishten e kom fol perfekt.tyten e alltis ne mjeker ma kan mbajt 10 minuta.
Kur i kryjm inqizimet ne Deqan kthehemi ne shtepi edhe vazhdojm intervisten ku e kemi shpalose krejt familja krejt represionin cka e kena perjetu si popull.dokumentari shkurt shfaqet ne lajmet qendrore ne televizionin shteteror Polak e mbas disa diteve komplet ne televizionin shteteror Polak ku shkakton nji konfuzion sepse deri dje eshte mendu se na jemi agresori e Serbi viktima.
Gjeja ma e quditshme ndoshta per shkak te presionit te madh dokumentari hiqet nga interenti dhe sot nuk bon me pa kurku po per fat te mire e kom kopjen ne VHS kasete cillen kure nuk e kemi publiku,dhe i njejti reporter e gjiron edhe nji dokumentare ne Kosove ku i paraqet Serbet si viktima,pse ka ndodhe kjo nuk di po ndoshta pri presionit te madh te qarqeve konzervative,ku ky dokumentare osht ne youtube e ky cka e kena gjiru me nonen e kan heke para shume vjetve po e kena kopje.
Mbas vizites Mazowjeckit edhe kti dokumentari per shume vite ma kan malltretu familjen ku nonen shume here ma kan dergu ne SUP edhe e kan malltretu edhe sa here ka dasht me leshu Kosoven o duft me mar leje pri Policise se nuk e kan lon me dal pri Kosoves.ne fund te vitit 1998 tentojn me likvidu ku e gjujn me snajper ne shpi ne Fidanishte.e kom xhomin edhe foton,nuk e kom nderu kure e kena lone kujtim ket xhom pa e ndru…
Nona ka mbajt edhe kontakte me letra edhe telefon me tezen e vet ne Poloni perbterorin e represionin ne Kosove.Tezja o kon si perfaqsuse e nelt e kishes edhe njifar sekretare me lidhje direkte me Vatikanin,ku fjalt e shkrimet e nones ju kan kumtu direkt permes tezes Atit te shenjet Polakut Gjon Palit te II…
Me 24 mars 1999 ne ambullante vjen polici famekeq Vidomir Shalipur.rine dy ore ne pritore se pritke mu shpraze ambullanta.po ka pas pacjenta e ky ty ju lshu rendin krejtve ,na ka habite pse!. mbas dy oreve u bo nervoz e hini ne ambullante edhe lypi me ja bo nona nji termin vetum edhe mu kon ambullanta mshele mos mu kon kurkush.
Nona ja cakton me 31 mars 1999 ne ora 7 ne mbramje,po vendose mos me dal mo ne pune.po per fat me 28 mars e lshojm Kosoven e shkojm ne Mal te Zi.
Tash pytja,qysh urejtesi ma i madh i madh i Shqiptarve po vjen mi ndreq dhomt te armiqt e vet shqiptare plus te ata cka kan punu kunder rexhimit te vet,edhe pse ju lshojke tjerve rendin e tona ka lype termin vetum.
Simbas do informatave e ka qu SUP-i per mi qeru hesapet me nonen teme per punen e kontributin e sej e bon vaki edhe ka desht me likvidu,mbase nuk mujten me vra me snajper.
Sot prindet jon ne penzion edhe gzojn shendet te mire krahas moshes qe e kan.
Per stomatolog ja kan ndertu vetes reputacionin me pune te ndershme per 50 vite,e per qeshtjen kombetare ndoshta ja ka vle me shkru se sot kurkush as nuk i permend per kontributin cillin e kan jep.’-përfundon rrëfimi i Astritit./Njeshi&RADIO 1/