15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Të premten është përuruar nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit ky objekt, është ndërtuar për më pak se pesë muaj, i ka 2300 metra katrorë dhe ka kushtuar afër 782 mijë euro.

Në përurimin e këtij nënstacioni kanë marr pjesë kryeministri, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, dhe zëvendësdrejtorin e Policisë për veri, Veton Elshani.

Kryeministri Kurti këtë nënstacion e ka quajtur si burim të sigurisë dhe adresë të raportimit për  çdo qytetar.

“Me 10 shtator 2024, para më pak se 5 muajsh, kemi vendosur gurthemelin e këtij nënstacioni policor këtu në Leshak të Leposaviqit. Sot ai është i gatshëm, dhe prej tash do të jetë burim i sigurisë dhe adresë e raportimit për çdo qytetar pa dallim që jeton në këtë zonë. Pjesë e ndërtesës është edhe Agjencia për Regjistrim Civil, nga ku mund të marrin shërbimet qytetarët e komunës së Leposaviqit por edhe komunat e fshatrat përreth”, ka shkruar Kurti./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...