Qytetarët e Rahovecit kishin kohë që janë në pritje të kësaj palestre, pasi kjo palestër ka filluar qysh moti të ndërtohet dhe përfundimin e ka gjetur vetëm këtë vit. Ky projekt ka kushtuar rreth 3 milionë euro, shumë e cila është siguruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj ishte i pari që shpalli përurimin e këtij gjigandi sportiv që i kishte munguar Rahovecit ndër dekada. Haradinaj u shpreh tejet i lumtur për përfundimin e punimeve në palestër.
E Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se kjo palestër është një ndër më të bukurat në vend. Ai uroi që nga kjo palestër të arrijnë suksese të njëpasnjëshme të gjithë sportistët, e jo vetëm basketbollistët.
Kurse kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, u shpreh i kënaqur me punën që është bërë me palestrën sportive “Mizahir Isma”, ku tha se pa përkushtimin e komunës, MKRS-s dhe Qeverisë, nuk do të arrihej të ishte kjo palestër.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe djali i dëshmorit Mizair Isma, Jetullah Isma, i cili ishte tejet i emocionuar me palestrën.
Vlen të theksohet se kjo palestër kishte filluar të ndërtohet 10 vite më parë. /Njeshi/
]]>