16.3 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Përurohet pikëkalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”

U përurua sot pikëkalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”. Përurimi u bë në prani të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, si dhe anëtarëve të dy kabineteve të dy qeverive respektive.

Ky pikëkalim i përbashkët “Hani i Elezit – Bllacë” është i bazuar në modelin “hyrje-hyrje”, sipas se cilit qytetarët kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik.

Ky model optimizon resurset dhe rritë kapacitetet për t’u përballur me fluksin në rritje të qytetarëve. Vetëm gjatë vitit 2024, mbi pesë milionë qytetarë kaluan në tri pikat kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo shifër dëshmon nevojën për lëvizje të lirë e të shpejtë, si të qytetarëve ashtu edhe të mallrave.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e cilësoi këtë projekt si shembull të përparimit konkret e praktik dhe shenjë të rritjes së mirëbesimit ndërmjet dy shteteve.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti theksoi se kjo arritje është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë institucional i shprehur përmes mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, dhe njëkohësisht kërkesë e kahershme e qytetarëve nga të dy anët e kufirit. Me realizimin e saj, pritja do të reduktohet dhe do t’i kontribuoj rritjes ekonomike të vendeve tona, shkëmbimit tregtar, forcimit të sigurisë dhe lidhjes mes qytetarëve tanë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...