-7.8 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Përzgjidhen veprat që do të ekspozohen për çmimin “Muslim Mulliqi” 2022

Galeria Kombëtare e Kosovës është duke i bërë përgatitjet e fundit për edicionin e 14-të të ekspozitës ndërkombëtare çmimi “Muslim Mulliqi” 2022.

Kurator të ekspozitës që hapet më 1 shkurt, në ora 19:00, janë Christian Mosar nga Luksemburgu dhe Raimund Stecker nga Dusseldorfi.

Në këtë ekspozitë, do të trajtohen traditat dhe retrospektiva në art.

Artistët pjesëmarrës janë: Bianca Baierl, Artan Balaj, Heinz Baumüller. Ralf Fritz Berger, Ben Greber & Bram Kuypers, Jojo Gronostay, Clegg & Guttmann, Avdi Hajdari, Driton Hajredini, Bardh-I (rafet) Jonuzi-T, Majlinda Kelmendi, Filip Markiewicz, Faton Mazreku, Agron Mulliqi, Pasha Rafiy, Yvonne Roeb, Titus Schade, Eric Schumacher, Junior Toscanelli, Gan Erdene Tsend, Laureta Vogliqi, Kristin Wenzel, Qazim Xhylani, Alket Zeqiri, dhe Lulzim Zeqiri.

Artisti/ja fitues/e për çmimin në fjalë do të përzgjidhet në hapje të ekspozitës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur, deri më 26 shkurt 2023. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...