11.3 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Pesë marinsa konfirmohen të vdekur pasi helikopteri i tyre u rrëzua në San Diego, SHBA

Pesë marinsat e zhdukur janë konfirmuar të vdekur më shumë se 24 orë pasi helikopteri i tyre u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor, tha të enjten Korpusi i Marinës së SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, marinsat ishin raportuar të zhdukur kur helikopteri i tyre CH-53E Super Stallion u “raportua i vonuar” të martën në mbrëmje.

Helikopteri u nis nga Baza e Forcave Ajrore Creech pranë Las Vegas dhe ishte rrugës për në Miramar, në zonën e San Diegos.

Marinsat filluan një kërkim dhe kërkuan ndihmë nga Departamenti i Sherifit të Qarkut San Diego dhe Patrulla Ajrore Civile.

Departamenti i Sherifit tha se mori një telefonatë në orën 1:50 të mëngjesit dhe dërgoi helikopterin e vet për kërkim, por helikopteri nuk ishte në gjendje të arrinte në zonë për shkak të stuhisë që goditi rajonin.

Departamenti i Sherifit tha se më pas dërgoi automjete për terrene të vështira.

Marinsat thanë se helikopteri u zbulua në orën 9:08 të mëngjesit të së mërkurës.

Përpjekjet po vazhdojnë për të gjetur trupat e pesë viktimave, thanë marinsat të enjten dhe një hetim është duke u zhvilluar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...