10.3 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Pesë persona pësojnë lëndime në Shkabaj, pamjet e aksidentit ku u përfshi edhe një veturë e policisë

Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mes pesë veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në Shkabaj.

Në këtë aksident trafiku janë përfshirë 5 vetura (prej tyre një e policisë). Kështu ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete (prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona’’ u shpreh Ahmeti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...