Zyra për Media e Prokurorisë Themelore në Pejë, në raportin e filluar 24 orësh ka deklaruar se me urdhër të Prokurorëve të saj, në këto 25 orë ka ndaluar 5 persona, duke kërkuar masën e paraburgimit.
Në raportin e kësaj zyre sqarohet edhe natyra e veprave penale të personave në fjalë.
‘Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj pesë (5) personave.
Një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprat penale “Trafikimi me qenie njerëzore”, një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.
Një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje” Një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Blerja, shitja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.’-njofton Zyra për Media e Prokurorisë Themelore të Pejës./Njeshi/