8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Kamenicë – Gjilan

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Kamenicë Gjilan.

Lajmin për media e ka  konfirmuar  Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Në aksident janë të përfshirë një kamion, një veturë dhe një motoçikletë”, tha ai.

Osmani tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sipas informacioneve të deritanishme, të lënduarit janë jashtë rrezikut”, shtoi Osmani./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...