Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Rastin për media e konfirmoi zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Me ç’rast, Ahmeti bëri të ditur se të lënduarit tashmë janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.
Lidhur me rastin, po merret njësiti i trafikut./Njeshi/