25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Petkovic pas aksionit në Veri: Kurti bëri këtë veprim të njëanshëm për të shkaktuar kaos pasi dështoi në KiE

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ e qeverisë serbe Petar Petkovic, doli pas aksionit të Policisë së Kosovës dhe ATK’së në Veri ku u mbyllën 5 degët ‘Bankës Kursimtare Postare’ dhe ‘Zyrës së Thesarit’ e sheh si edhe një akt të dhunshëm e eskalues për të dëbuar popullin serb nga Kosova sipas tij.

Petkovic pas aksionit të sotëm deklaroi për median serbe Kosovo Online  se ky hap i kryeministrit Albin Kurti – të cilin e quan ‘piromani i Ballkanit’ – që synon luftë sipas tij e bëri këtë pas dështimit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“S’bëhet fjalë këtu vetëm për heqjen e dinarit, por edhe të dëbimit të popullit serb dhe shuarjes së institucioneve serbe në Veri të Kosovës e Metohisë” tha Petkovic.

Sipas Petkovic nuk kishte as dinarë madje në institucionet financiare që i bastisën.

Petkovic shtoi se do të bisedojë me të Dërguarin e Posaçëm të BE, Miroslav Lajcak, dhe do të njoftojë përfaqësuesit e KUINT për siç e quan ‘terrorin e Kurtit’, dhunën e këtij hapi përshkallëzues.

Ai shtoi se çështja e vet dialogut po sulmohet nga Kurti pasi Posta Kursimtare ishte pjesë e zgjidhjes së çështjes së dinarit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...