28.3 C
Pec
E diel, 21 Korrik, 2024

Petkoviq i reagon Sveçlës që paralajmëroi burgosjen e Vuçiqit: E vetmja gjë që mund të bësh është të mburresh në rrjetet sociale

Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, i cili paralajmëroi burgosjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nëse ai do të hyjë në vend pa marrë leje.

Petkoviq tha se si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u ul për të folur me Vuçiqin në Bruksel, ndërsa thotë se Sveçla i frikësohet posterave me imazhin e presidentit serb.

“Tani Sveçla i frikësohet edhe një posteri me imazhin e Aleksandar Vuçiqit që dikush e ka ngjitur, ndaj kërcënon se do ta arrestojë! E vetmja gjë që mund të bëjë është të mburret në rrjetet sociale!”, shkroi Petkoviq në “X”.

Sveçla paralajmëroi burgosjen e Vuçiqit, ndërsa komentoi në Facebook vendosjen e disa posterëve në veri të vendit me dedikim për Vuçiqin ku thuhej “komandan suprem, po të presim”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...