15.4 C
Pec
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Peugeot 205 GTi i vitit 1989 i Rowan Atkinson do të dalë në ankand – dhe pritet të arrijë një çmim “marramendës”

Një makinë që i ka takuar aktorit të famshëm britanik pritet të arrijë një çmim të lartë, pasi të shitet në një ankand.

Sipas mediave britanike, Rowan Atkinson, i njohur si Mr Bean, do ta vërë në dispozicion të koleksionistëve Peugeot 205 GTi të tij të vitit 1989 duke e futur atë në një ankand makinash klasike të organizuar në Midlands në fund të muajit.

Modeli 205 GTi i Peugeot – i cili u lansua 40 vjet më parë – është një nga më të famshmit e viteve 1980 dhe 1990.

Dhe për shkak se ai mbahet në një vlerësim kaq të lartë, shembujt e mbijetuar në gjendje të mirë po vlerësohen në vlerë të madhe.

Nick Whale, CEO në CCA thotë se gjendja e Peugeot 1989 “përgënjeshtron 71,000 miljet e treguara” që ka në orën e tij.

Por ajo nuk ka qenë në duart e Atkinson për shumë kohë; ai e bleu atë vetëm tre vjet më parë dhe ka përshkuar vetëm 300 nga 71,072 milje të treguara në odometër.

Bëhet fjalë për një version i GTi 1.6 litra, i cili u lansua në MB në janar 1988 dhe ishte i disponueshëm deri në vitin 1990 kur u shfaq pasardhësi me 1.9 litra./Njeshi&Telegrafi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...