21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Phil Foden zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier

Ylli anglez i Manchester Cityt, Phil Foden është votuar si lojtari i më i mirë i sezonit 2023/24 në Ligën Premier.

Foden, vetëm 23 vjeç, ka qenë një pjesë kyçe e një skuadre të Manchester City, vetëm një fitore larg nga të qenit skuadra e parë në histori që fiton katër tituj radhazi në kampionatin elitare anglez.

Ai ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar tetë të tjerë, duke kontribuar drejtpërdrejt në 25 gola në 34 paraqitje në Ligën Premier, për të ndihmuar Cityn të kryesojë tabelën me dy pikë larg Arsenalit një ndeshje pa u mbyll sezonit.

“Të fitosh këtë çmim është një arritje për të cilën jam jashtëzakonisht krenar. Liga Premier njihet si liga më e madhe në botë dhe është kënaqësi që jam nominuar me kaq shumë lojtarë të tjerë të mëdhenj që të gjithë kanë shijuar sezone të veçanta për klubet e tyre”, ka thënë Foden për faqen zyrtare të Cityt./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...