10.5 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Phillips: Pa njohje reciproke, procesi i ndërmjetësimit është shumë pak i rëndësishëm

Profesori amerikan, David Phillips ka thënë se ujdia, e pa nënshkruar ende nga palët, nuk parasheh në asnjërin prej dhjetë neneve edhe njohjen e mëvetësisë mes shteteve.

“Pa njohje reciproke, procesi i ndërmjetësimit është shumë pak i rëndësishëm. Është koha për një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare që edhe Serbia edhe Kosova të jenë vende normale, me njohje ndërkombëtare dhe të integruara plotësisht në sistemin ndërkombëtar”, u shpreh David Phillips .

Phillips, i cili ka punuar si Këshilltar i Lartë dhe Ekspert i Çështjeve të Jashtme në Departamentin e Shtetit gjatë administratave të presidentëve të SHBA-ve, Clinton, Bush dhe Obama, thotë se zbatimi i ankesit do të jetë vështirë i zbatueshëm nga ana e Beogradit. Andaj ky ka një ide.

“Nëse Vuçiq nënshkruan, Serbia do të gjejë arsye për të vonuar angazhimet e saj duke fajësuar Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar duhet të krijojë një “Komision për Rishikimin e Zbatimit” për të matur pajtueshmërinë e të dyja palëve dhe ndëshkimin e saktë për pengimin”, pohoi Phillips.

Sipas David Phillips, Asociacioni mund të nënshkruhet pos nëse ka kompetenca ekzekutive të kufizuara dhe po ashtu nëse të drejtat e ngjashme u përkasin shqiptarëve në Serbi.

Një nga pikat kyçe të planit franko-gjerman është e 10-ta, e cila i obligon Kosovën dhe Serbinë që t’i zbatojnë marrëveshjet e kaluara të dialogut.

E një të tillë Kosova e ka për asociacionin, çështja më e ndjeshme ndër vite.

“Asociacioni mund të nënshkruhet nëse kompetencat ekzekutive janë të kufizuara. Për më tepër, AKS në Kosovë duhet të përputhet me aranzhime të ngjashme për komunitetet etnike shqiptare në Serbi. Duhet të kërkohet simetri dhe reciprocitet”, përfundoi David Phillips./Njeshi&FO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...