21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

“Pickim” nga ana tjetër e shtratit – Kryemadhi kundër Metës

Me një fotografi të sajën me dosje, Monika Kryemadhi iu kundërpërgjigj bashkëshortit të saj, Ilir Metës që e ka vënë në qendër sulmi këto javë për corganizim të partisë.

Siç duket ajo po e thellon divorcin politik me Ilir Metën, pasi ai jo pak herë ka shfaqur pakënaqësi ndaj saj, për kohën kur drejtonte LSI-në, ndërsa ai ishte në Presidencë.

“Shfokusimi nga inceneratorët që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund t’i bësh Edi Ramës, Erion Veliajt & bandës së tyre”.

Për Kryemadhin shpërthimi i bashkëshortit është për protagonizëm dhe i jep orientim se ku duhet të fokusohet si një prej krerëve të opozitës.

“Unë besoj se shqiptarët presin nga opozita ide, vizion dhe propozime konkrete që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njëjtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”.

Por, siç duket Ilir Meta nuk ka vetëm Kryemadhin kundër në këtë luftë të fundit që ka shpallur brenda partisë, me idenë e pastrimit të PL-së nga nepotizmi.

Edhe bashkëpunëtorët e saj i dalin në krah, jo vetëm duke shpërndarë mesazhin e saj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...