22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

“Pikëllimi është i thellë, admirimi është i lartë”, çfarë shkroi Kurti në librin e zisë për Kadarenë

Në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë sot janë mbajtur homazhe për shkrimtarin Ismail Kadare.

Të pranishëm në këto homazhe ishin edhe krerët e Kosovës.

Padyshim në librin e zisë nuk munguan as fjalët e kreut të qeverisë.

Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë. Historia (me gjithë mitet), politika (me gjithë intrigat), gjuha (me gjithë bukurinë) me romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm, kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne. 

Me mall e mirënjohje“, shihet të ketë shkruar mes tjerash Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...