20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Piktura e Botticellit shitet për 80 milionë dollarë

Një pikturë e artistit të madh të periudhës së hershme të Rilindjes italiane, Sandro Botticelli, u shit për 80 milionë dollarë në një ankand në internet, konfirmoi shtëpia e ankandit Sotheby’s në një postim.

Çmimi, i cili arriti në 92,2 milionë dollarë (80 mln €) bashkë me taksat, shënon rekord për shitjen në ankand të një vepre nga Botticelli, që lindi më 1445 e vdiq më 1510.

Sotheby’s nuk e ka zbuluar blerësin.

Shtëpia e ankandeve theksoi ”se portreti, i cili përshkruan një të ri me origjinë të panjohur, konsiderohet si një nga pikturat më domethënëse të Rilindjes në duart e individëve”.

“Një nga portretet më domethënëse të çdo periudhe që është shfaqur ndonjëherë në ankand dhe një vepër që përcakton Rilindjen fiorentine arrin në 92,2 milionë dollarë”, shkroi në Twitter Sotheby’s. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...