34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Pjesa e parë: Italia në epërsi ndaj Shqipërisë

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian.

45 minutat e parë u mbyllën me rezultat 2:1 për italianët, shkruan Gazeta Express.

Dueli nisi mirë për kuqezinjtë, që kaluan në epërsi pas vetëm 23 sekondash lojë nëpërmjet Nedim Bajramit.

Megjithatë, Italia shpejt mori veten dhe përmbysi gjithçka.

Fillimisht Bastoni barazoi rezultatin në minutën e 11-të me një gol me kokë.

E pesë minuta më pas, Barella me gol nga distanca përmbysi rezultatin dhe kaloi “azzurri” në epërsi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...