27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Pjesa e parë, Shqipëri 0-0 Serbi, Shqipëria e humbi penalltinë

Janë mbyllur 45-minutat e parë të ndeshjes së madhe, Shqipëri – Serbi, e cila po zhvillohet në “Air Albania”.

Pas pjesës së parë, rezultati është i barabartë – pa gola.

Kombëtarja shqiptare ishte skuadra më e mirë e kësaj pjese, duke rrezikuar në tri raste të ndryshme, por që në katërtin e humbi penalltinë.

Ishte Rey Manaj që dështoi nga pika e bardhë.

Fillimisht, Shqipëria rrezikoi me anë të Mario Mitaj, por që goditja e tij shkoi drejt në duart e portierit kundërshtar.

Rasti i dytë mbanë emrin e Qazim Laçit, por edhe goditja e tij, si e të parit, u prit nga Djordje Petrovic.

Për herën e tretë, Shqipëria rrezikoi me anë të Rey Manaj, por që goditja e tij përfundoi jashtë kornizës së portës.

Serbia e pati vetëm një gjysmërast, i cili përfundimin e pati në duart e Thomas Strakoshës.

45-minutat e parë përjetuan vetëm një ndërprerje të vogël, me Sasa Lukic që pretendoi se u godit në kokë në minutën e tetë, gjatë një këndoreje. Megjithatë, gjithçka u sqarua shumë shpejt./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...