Fenomeni i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, po vazhdon të jetë një emër shumë i kërkuar në treg.
Artisti shkodran së fundmi u konfirmua si fytyra e re promovuese e ‘Golden Eagle’. Në një konferencë për media, ai u pyet edhe rreth Big Brother VIP Kosova, pasi ka pasur aludime të shumta.
“A është e vërtetë që do të jesh pjesë e Big Brother VIP Kosova?”, ka qenë pyetja e parashtruar. “Nëse ta jap unë përgjigjen ç’kuptim ka, nuk do të ketë më zëra. Kështu që t’i lëmë zërat”, u përgjigj këngëtari.
Nuk dihet nëse kjo përgjigje ishte e qëllimshme apo nëse vërtetë ka diçka në këtë mes. Theksojmë se Luizi vetëm pak javë më parë u bë baba i një vajze të quajtur, Luna Mari Ejlli/Njeshi/