Pjesëtarët e kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditëve të fundit kanë realizuar një trajnim specialistik.
Ata janë trajnuar për teknikat e kërkim-shpëtimit malor në kushte të vështira dimërore.
Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të FSK-së, gjatë këtij trajnimi pjesëtarët aftësohen për teknikat bazë të skijimit, kërkimit në ortekë, qasje tek personat e ngecur në ortekë dhe teleferik, po ashtu edhe bartjen e tyre me barelë të posaçme për dorë dhe pajisje speciale për evakuim.
Postimi i plotë:
Ekipet e Kërkim Shpëtimit, trajnohen për intervenim në kushte të vështira dimërorë.
Pjesëtarët e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë këtyre ditëve të dimrit janë duke e realizuar trajnimin specialistik për teknikat e Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore.
Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do aftësohen për teknikat bazë të Skijimit, kërkimi në Ortekë, qasja tek personat e ngecur në ortekë dhe teleferik si dhe bartja e tyre me barelën e posaçme për borë dhe pajisjet speciale për evakuim.
Trajnimet e tilla përgatisin pjesëtarët e FSK-së që të jenë të gatshëm për intervenime në raste emergjente të fatkeqësive natyrore./Njeshi/