5.9 C
Pec
E diel, 9 Shkurt, 2025

Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – ShBA

Një delegacion nga presidenca e Kosovës po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, nga Presidenca e Republikës së Kosovës.

Pasi morën pjesë në inaugurimin e presidentit të 47-të Donald Trump, dy pjesëtarët e stafit Learta Hollaj dhe Rejhane Vuniqi, kanë takuar Zëvendës Ndihmëssekretarin për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof.

Theksi i veçantë i takimi ishte dialogu strategjik Kosovë – ShBA, i cili u arrit me iniciativë të Presidentes, fushat që do të mbulohen nga ky dialog strategjik si dhe pritshmëritë nga ky proces, e poashtu çështje të tjera të interesit të përbashkët.

“Gjithashtu, duke qenë dita e parë e punës e administratës së re të udhëhequr nga Presidenti Trump, Presidenca konfirmoi përkushtimin e saj të plotë për thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit, duke potencuar rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të sigurisë si dhe fuqizimit dhe afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...