8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Plaçkitja në Suharekë, Gazmend Hoxha viziton policët e lënduar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë, sot në orët e paradites kanë vizituar policin e plagosur dhe atë të lënduar, të cilët intervenuan për ndalim të grabitjes së armatosur të ndodhur me 22.11.2023 në Suharekë.

Po ashtu në orët e pasdites, Hoxha vizitoi në ShSKUK edhe zyrtarin policor i cili u plagos sot, gjatë realizimit të operacionit policor për identifikim dhe arrestim të grabitësve të rastit në Suharekë.

“Plagosja e zyrtarit ka ndodhë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri drejt policisë nga njëri prej grabitësve. Veprimet profesionale të zyrtarëve policorë, të cilët në vetëmbrojtje u detyruan të përdorin forcën proporcionale, bënë neutralizimin e grabitësit që shtiu me armë zjarri, si dhe arrestimin e disa të dyshuarve tjerë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Drejtori Hoxha, fillimisht iu dëshiroi shërim të shpejtë zyrtarëve policorë dhe njëherit i falënderoi ata për punën, guximin dhe përkushtimin e vazhdueshëm për t’i shërbyer qytetarëve dhe vendit.

Njëkohësisht drejtori Hoxha shprehu mbështetje dhe përkrahje të pakursyer ndaj zyrtarëve policorë, dhe uroi që të kthehen së shpejti në familjen e madhe policore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...