16.3 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Plagoset një person në Nashec të Prizrenit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit.

Rastin media e ka konfirmuar zëdhnësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Ai theksoi se viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit, ndërsa shtoi se është jashtë rrezikut për jetë.

“Me datë: 17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranua informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri. Pas marrjës së informatës Policia menjëherë i’u ka përgjigj rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A”, u shpreh Gashi.

Ai shtoi se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Viti i lindjës 1987, nga fshati Korishë e Prizrenit. Ndërsa i dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes është po ashtu nga fshati Korishë dhe bëhët fjalë për personin B.U. Viktima është plagosur në këmbën e djathtë dhe ëshë jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekëve nga emergjenca e spitalit rajonal në Prizren”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...