8.1 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Plagoset një person në Vitomericë të Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 27 nëntor 2023 rreth orës 07:15, është informuar se në rrugën “Alia Izetbegoviq ” nё fshatin Vitomericë në një lokal ka të shtëna me armë zjarri.

“Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit  te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion ka takuar dy persona njëri nga ta ishte  i lënduar nga arma e zjarrtë, i lënduari menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim.

Policia, menjëherë ka arritur ta identifikoi  dhe arrestoji të  dyshuarin, është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur në rast nga  i dyshuari: R.K. i lindur me 1989 mashkull/kosovar.

Pas intervistimit të dyshuarit nga na e hetuesve rajonal në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër  të prokurorit  shtetit i njëjti ёshtё ndaluar për 48- orё./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...