16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Plagosja e 30-vjeçares, flasin nga QKUK: Është trajtuar, s’ka asgjë serioze

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Drejtori i emergjencës në Prishtinë, Naser Syla ka deklaruar se 30-vjeçarja e lënduar është trajtuar nga stafi mjekësor dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore nuk është e rëndë.

“Është trajtuar, s’ka serioze asgjë, është liruar me shoqërim të policisë”, deklaroi Syla.

Rrethanat e incidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rastin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...