26.4 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Plagosja e tre personave në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e tre personave që ndodhi mbrëmë në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli. Ai tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Po është arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprës penale. I njëjti është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Qavolli.

I dyshuari kryesor për plagosjen e mbrëmshme, Agron Gashi ndodhet ende në kërkim nga ana e policisë.

Ai dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Në njoftimin për media nga policia thuhet se i dyshuari Agron Gashi është recidivist i veprave penale.

“Personi i kërkuar është: Agron (Mentor) GASHI i lindur me 19.11.2002 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale ‘Vrasje e rёndё nё tentativё’ e cila ka ndodhur më datë 22.05.2024 rreth orës 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...