2.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Plagosje me armë në Hajvali, i dyshuari në arrati

Një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës. Viktima po trajtohet në QKUK, kurse policia është në kërkim të të dyshuarit.

Pasditen e së premtes, në Hajvali të Prishtinës u raportuan të shtëna me armë zjarri që dyshohet se përfunduan me plagosjen e një personi, i cili aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se i dyshuari, i identifikuar si L.K., ndodhet në arrati.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Hajvali. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore dhe lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, janë në kërkim të personit të dyshuar L.K, mashkull”, ka njoftuar Ahmeti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...