10 C
Pec
E mërkurë, 28 Shkurt, 2024

Plagosje në Prishtinë

Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri sonte rreth orës 20:15, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

I plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia po punon për identifikimin e të dyshuarve. Këto informata i dha Florie Ahmeti, zëdhënëse në policinë e Prishtinës.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha ajo/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...