22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Plani “Rrethi”, Policia konfiskon drogë, armë, municion e para në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dega në Prishtinë, në vazhdën e luftimit të shitblerjes së paautorizuar të narkotikëve, sot ka realizuar një plan taktik lidhur me rastin e koduar ,,Rrethi’’ ku në asistencë edhe të një njësiti të hetimeve nga st. policor Fushë Kosovë, rreth orës 14:30 në rrugën e ,,Pejës’’ në Fushë Kosovë ka ndaluar dhe arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar.

Personat e dyshuar E.XH., (viti i lindjes 1982) dhe A.I., (viti i lindjes 1979) janë ndaluar, por gjatë ndalimit është vërejtur se i dyshuari i dytë me qëllim të fshehjes së dëshmive ka gëlltitur një qese të vogël me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën paraprakisht e kishte blerë nga i dyshuari i parë.

Me qëllim të sigurimit të provave të nevojshme, në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda Prishtinë, është kryer kontrolli i banesës së të dyshuarit E.XH., ku me këtë rast në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar :

  • Substancë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në 17 qese (16 te vogla të gatshme për shitje dhe 1 me sasi më të madhe) me peshë të përgjithshme prej 99.4 gramë,
  • Një pako në të cilën kishte një lloj përzierësi që përdoret për shtimin e sasisë së kokainës me peshë prej 63 gramë ,
  • Një peshore digjitale që përdoret për matje precize në sasi të vogla dhe disa qese të zbrazura,
  • Para të gatshme  në vlerë 1750 Euro,
  • 3 Armë automatike AK-47
  • 6 karikatorë
  • Municion të llojeve të ndryshme në sasi prej 510 copë.
  • 2 bajoneta dhe 8 pjesë të ndryshme për armë.
  • Një palë dylbi dhe 2 këllëfë armësh.
  • Një telefon celular

Vlera e përafërt e narkotikëve të konfiskuar sipas çmimit të tregut llogaritet rreth 6000 Euro./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...