11.9 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

PlayStation 5 gati, Sony jep të gjitha detajet

Dihet që disa muaj se Sony është duke punuar në gjeneratën e ardhshme të konzolës PlayStation 5.

Kompania ka dhënë detajet e para se çfarë duhet të presim nga pajisja e re.

Falë një interviste dhënë për Wired, Sony ka treguar në detaje se si do të jetë gjenerata e pestë e konzolës shumë të popullarizuar.

Sony premton se PS5 do të mbështesë grafika 8K, audio 3D, SSD super të shpejtë dhe një mundësi për të luajtur lojërat e PlayStation 4 në të.

Sipas Mark Cerny, që shërbeu si arkitekti kryesor në sistemin e PS4, konzola e re nuk është thjeshtë një përmirësim i PS4, siç ishte PS4 Pro.

Por, pajisja do të jetë krejtësisht e re, me një procesor tetë-bërthamësh të bazuar në gjeneratën e tretë të AMD’së.

Një tjetër ndryshim i madh në PlayStation 5 është zëvendësimi i hard diskut me një SSD, për të cilin Sony premton se do të përmirësojë hapjen e lojërave dhe luajtjen përtej imagjinatës.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...