-1.5 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

PlayStation Vita bëhet një relike e së kaluarës

Konsola u shit vetëm në 16.1 milion njësi, shumë larg çfarë PlayStation Portable kishte arritur dhe Nintendo Switch që do ta pasonte.

PlayStation Vita ka vdekur. Sony sinjalizoi fundin e konsolës së lojërave në faqen e produktit të Vita.

Lançuar në 2011-ën, PlayStation Vita asnjëherë nuk tërhoqi vëmendjen e botës dhe ra viktimë e konkurrencës në rritje të aplikacioneve të smartfonëve.

Konsola u shit vetëm në 16.1 milion njësi, shumë larg çfarë PlayStation Portable kishte arritur dhe Nintendo Switch që do ta pasonte.

Ndërsa ishte një platformë zbavitëse duke tërhequr shumë lojëra indie, audiencat e mëdha thjeshtë nuk u përshtatën dot me pajisjen.

Sony tha se do ti japë fund prodhimit në 2019-ën dhe nuk ka në plan të prezantojë një pasardhës të PlayStation Vita.

Gjithashtu me përfundimin e vitit fiskal për 2018-ën në 31 Mars 2019, kompania nuk do të prodhojë më as karta fizike lojërash për paisjen. 


]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...