13 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Plenkovic i shqetësuar për situatën në rajon, thotë se duhet diskutuar në mbledhjen e radhës të KE-së

Kryeministri  kroat, Andrej Plenkoviq ka thënë  se situata në Ballkanin Perëndimor duhet të diskutohet në Këshillin e ardhshëm Evropian, duke pasur parasysh tensionet e fundit në rajon.

Ai  në një intervistë për France 24 përmendi Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat, sipas tij, “janë të gatshme të përshpejtojnë integrimin e tyre në BE”.

Megjithatë, ai bën thirrje për kujdes. Kryeministri kroat tha se aktualisht ka situatë politike të cilës duhet t’i kushtohet vëmendje.

“Ka një situatë politike dhe tensione që Evropa duhet t’i kushtojë sa më parë vëmendje. Ne duhet të veprojmë për stabilitet, të mbështesim forcat politike që janë për stabilitet dhe integrim evropian”, ka thënë ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...