16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Po bëhet koalicioni VV-Nisma? Raportohet se janë takuar Kurti dhe Limaj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar këtë të premte për një darkë në një nga restorantet e kryeqytetit.

Burime të mediave në Prishtinë bëjnë të ditur se tema kryesore e takimit ka qenë mundësia e krijimit të një koalicioni të ri qeveritar.

Sipas të njëjtave burime, Kurti ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me tre deputetët e Nismës.

Limaj, përmes një koalicioni parazgjedhor me AAK-në, ka siguruar tre mandate në legjislaturën e re – pikërisht aq sa i mungojnë Kurtit për të formuar qeverinë vetëm me mbështetjen e Nismës dhe komuniteteve joserbe./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...