22.3 C
Pec
E premte, 11 Korrik, 2025

Po digjet Selia qëndrore e Kompanisë IPKO-Policia: Shmangni lëvizjet përreth zonës

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një objekt biznesi në Zonën Industriale të Prishtinës gjatë mbrëmjes së së enjtes, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe dhe kanë përfshirë një pjesë të madhe të objektit, ndërsa tymi i dendur është parë nga larg.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e Policisë së Kosovës dhe hetuesit, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të flakëve.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për një zjarr aktiv në objektin e një kompanie në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po punojnë intensivisht për lokalizimin e zjarrit. Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai ka shtuar se aktualisht është duke u zhvilluar një hetim për të sqaruar rrethanat që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.

Po ashtu, Policia ka ftuar qytetarët që të shmangin lëvizjet në afërsi të zonës për shkak të sigurisë dhe për të mos penguar punën e ekipeve emergjente./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...