Një operacion i suksesshëm i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e një mashkulli kosovar në Leposaviq nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.
Në automjetin e tij, janë gjetur dhe identifikuar tre shtetas të huaj, dy meshkuj dhe një femër nga Nepali, të cilët po udhëtonin ilegalisht në territorin e Kosovës.
Gjatë kontrollit të automjetit, është gjetur gjithashtu një rrethatore për fishekë, të cilën autoritetet e kanë sekuestruar si provë materiale.
Po ashtu, një telefon celular është konfiskuar si pjesë e hetimeve.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërkohë që me migrantët është marrë njësia policore për migrim dhe të huaj, e cila po punon në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante për trajtimin e mëtejshëm të këtij rasti. /Njeshi/