Një punëtor kosovar ka humbur jetën gjatë punës në një objekt banesor në rrugën “Gucia” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 16:30.
Ekipet e specializuara, përfshirë ato mjekësore, arritën në vendngjarje ku u konfirmua vdekja e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”. /Njeshi/