Katër ditë më parë ish-kryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti, denoncoi publikisht duke postuar një video në Facebook ku shihej një rrugë në Pejë, në hyrje të Rugovës, e cila pretendohet se është shtruar kohë më parë nga Qeveria, por që është dëmtuar për shkak të cilësisë së dobët.
‘Ja si jane harxhuar 8.63 miliardë euro këto tre vite”, kishte shkruar Hoti në Facebook.
Për rastin në fjalë pati reaguar zv/Ministri i Ministrisë së Ifrastrukturës Hysen Durmishi, duke thënë se qëndron ajo që shihet në denoncimin e Hotit dhe se rastin e kanë kaluar në Prokurori.
‘E vërtetë është ajo që shihet në atë video. Ne kemi nënshkruar një kontratë për sanimin e asaj rruge me qëllimin që ta rregullojmë rrugën shumë të dëmtuar. Kemi pasur shumë ankesa nga qytetarët se nuk po punohet si duhet dhe ne kemi formuar një komision profesional që ta konstatoj gjendjen. Të gjeturat e këtij komisioni janë se jo vetëm cilësia e punimeve që është jashtë çdo standardi por se janë bërë pagesa edhe për pozicione që nuk janë punuar fare.
Menjëherë sapo e kemi pranu këtë raport të komisionit ne kemi fillu procedurë disciplinore ndaj menagjerit të kësaj kontrate dhe lënden e kemi dërguar në prokurori sepse jemi të bindur që në këtë rast ka elemente të veprës penale. Kemi informata që prokuroria ka filluar menjëherë që të marrë veprime dhe ne po presim rezultatet e hetimit të tyre.’-tha Durmishi.
Ndërsa sot, shihet se në rrugën që e denoncoi Hoti, (hyrja Pejë-Rugovë), po punohet në sanimin e dështimeve.
Për këto intervenime që kanë filluar sot, në Ministrinë e Infrastrukturës, kabineti i Ministrit Aliu, thonë se nuk kanë informacion se po punohet.
Për rsatin nuk është deklaruar as Drejtori i Departamentit të Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës Qamil Feka. I njejti ka thënë se për punimet e sotme duhet pyetur Zyren për Informim të kësaj ministrie.
‘Faleminderit për interesim, ju lutem drejtohuni në Zyrën për Informim në ministri. Gjitha të mirat.’-ka thënë Feka në një përgjigje elektronike.
Rasti i dëmtimit të rrugës në pak ditë pas pfundimit, ka nxitur reagime publike edhe të komunitetit rugovas e edhe të qytetarëve që frekuentojnë Rugovën për turizëm.
‘Njeshi’, ka dërguar pyetje rreth çështjes edhe tek Zyra për Informim e Ministrisë, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigje./RADIO 1&Njeshi/