21.7 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

‘Po shkon goca me korrë n’arë’ nga repertori i Nazmie Hoxhës (VIDEO)

Nazmie Hoxha ka lindur më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë.

Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar e muzikës popullore shqiptare në vitet 1970-2000.

Si fëmijë i pëlqente interpretimi dhe me hyrjen në shkollën e mjekësisë, si pjesë e aktiviteteve të lira fillon ta realizojë edhe dëshirën fëminore për të interpretuar. Aty futet në Shoqërinë Kulturo Artistike të qytetit dhe fillon karrierën e saj.

Me këngën “Ylli i bardhë, djalë i dashur”, Nazmia paraqitet para publikut në një koncert në Prishtinë.

Ndër këngët më të njohura popullore të repertorit të saj kanë qenë ‘Si dukat i vogel je’ dhe ‘Oj zogo’, ‘Shtrona moj nuse shtrona’, ‘Bubullimë ke shkëmbi i Kavajës’ etj.

Këngët e para të transmetuara në mjetet mediatike ishin edhe “Qetësia e lartë mbretëron mbi ne”, “Sa më shpejt ma vure këmbën”.

Me kalimin kohës, Nazmia do bënte inqëzimin e këngëve edhe me shoqëri të tjera artistike në Kosovë si me shoqërinë “Emin Duraku” të Zhurit, “Kastrioti” të Ferizajit por edhe si soliste e RTP-së.

Nga viti 1972 paraqitet si pjesëmarrëse e rregullt e festivaleve të organizuara në nivel të Kosovës. Po ashtu Nazmia merr pjesë në shfaqjet e ndryshme të organizuara jashtë vendit nga shoqatat e ndryshme kulturore të Kosovës.

Nazmie Hoxha vdiq në moshën 55 vjeçare, më 5 maj 2007 në ora 19:00. Lamtumira iu dha në Prishtinë.

Ishte bashkëshortja e poetit Nehat S. Hoxha./Njeshi&KP/

‘Njeshi’ sot ju sjellë këngën “Po shkon goca me korrë n’arë”, produksion nga ‘Radio Prishtina’ e dikurshme:

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...