4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Po vazhdon puna intensive në kanalin kryesor të Iber Lepencit për të sanuar dëmin e sulmit (VIDEO)

Janë duke vazhduar punimet intensive për t’u sanuar dëmi që është shkaktuar nga sulmi që ndodhi në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

Ekiper të Klan Kosovës kanë qëndruar në vendin e ngjarjes në fshatin Varragë të Zubin Potokut, ku ka ndodhur sulmi në fjalë.

Për një kohë të gjatë aty kanë qëndruar zyrtarë shtetëror përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”.

Gjatë tërë kohës në atë pjesë kanë qëndruar njësite të Policisë së Kosovës, ushtarët amerikanë të KFOR-it të cilët me armë të gjata kanë patrulluar vazhdimisht.

Aty kanë qarkulluar edhe makineri të shumta për të sanuar dëmin në fjalë, duke dërguar gypa të mëdhenj për t’i plotësuar pjesët që janë dëmtuar nga sulmi në fjalë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...