15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Po vjen kënga e re nga Dua Lipa, kjo është data e publikimit

Dua Lipa, përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar datën e publikimit të këngës së re, “Illusion”, e cila do të mund të dëgjohet nga të gjithë më 11 prill.

Dua publikoi një album me foto dhe shkroi në mbishkrim: “(Kënga) “Illusion” do të jetë e juaja që nga dita e enjte. Le të kërcejmë”.

“Illusion” do të jetë kënga e tretë e cila do të publikohet nga albumi “Radical Optimism”. Deri më tani janë publikuar edhe “Houdini” dhe “Training Season”.

Sa i përket albumit, do të publikohet i gjithi më 3 maj dhe do të përmbajë edhe këngë të tjera si: End of an era”; “These walls”; “Whatcha doing”; “French exit”; “Falling Forever”; “Anything for love”; “Maria” dhe “Happy for you”.

“Radical optimism” është albumi i tretë i Duas, i cili publikohet pas “Future Nostalgia” (2020). Sigurisht, nga vetë emri, albumi ka një qasje pozitive dhe momente të lumtura, të cilat sjellin këndvështrime të reja për situata të ndryshme, të cilat ndonjëherë duken shumë të vështira për t’u tejkaluar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...